Iris Papa

Specialiste e Sektorit të Sekretariatit të KKT-së - Drejtoria e Zhvillimit të Territorit

Email: iris.papa@planifikimi.gov.al

 

Znj. Papa ka lindur më 14 Qershor 1985 në Tiranë.

 

Znj. Papa është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT-së, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë vitit 2008-2009 ka punuar në Agjencinë e Legalizimit (ALUIZNI) si specialiste në Sektorin e Urbanizimit. Në vitet 2008-2013 ka punuar si arkitekte në studion e projektimit “A-U-A Studio” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ka qënë bashkëautore tek: Studimi Territorial i Rajonit të Vorës dhe Plani rregullues i qytetit Vorë, Masterplani i Komunës Zejmen - Kolsh - Shën Koll, PPV i Komunës Dajt, PPV i Komunës Berzhite, PPV i Komunës Ndroq dhe autore e Planit rregullues të fshatit Zejmen.  Gjithashtu ka qënë autore e disa vilave banimi, projektimeve urbane dhe interiereve.

 

Znj. Papa ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në vitin 2010. Znj. Papa ka marrë pjesë në workshopin mbi“Dizenjimin dhe integrimin e sistemeve solare termale në ndërtesat ekzistuese dhe të reja” organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Universitetin Epoka, në kuadër të projektit “Shqipëria nën transformimin e tregut të ngrohjes diellore globale të ujit dhe forcimit të iniciativave” dhe në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi Arkitekturen dhe Dizajnin Urban organizuar nga Universiteti Epoka.

 

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.