Glejdi Floku

Përgjegjës në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Email: Glejdi.Floku@planifikimi.gov.al

Glejdi Floku, lindur më korrik 1984 në Berat, ka përfunduar studimet pasuniversitare për Arkitekturë në vitin 2008 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Eksperiencën në punë z. Floku e ka nisur me pjesmarrjen në aktivitete të ndryshme vullnetare brenda dhe jashtë vendit me sfond social – kulturor për të vazhduar më tej pas përfundimit të studimeve me ushtrimin e profesionit si arkitekt, grafist, projektues dhe dizainer në studio arkitekture të ndryshme nga viti 2006 deri në vitin 2013. Eksperienca profesionale e z. Floku përfshin projektimin dhe përpunimin e tipologjive të ndryshme arkitektonike, dixhitalizimin e zonave arkeologjike shqiptare, përpunime të ndryshme grafike, etj.

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze, mesatarisht atë franceze, italiane, gjermane dhe spanjolle.