EVOKED - ARCHITECTURAL DIPTYCHS

E hënë, 22 February 2016

EVOKED - ARCHITECTURAL DIPTYCHS

FAB GALLERY - Universiteti i Arteve

22 shkurt - 6 mars , TIRANË 2016

Ekspozita EVOKED sjell një vështrim ndryshe mbi dukurinë e ndërtimtarisë informale që ‘vërshoi’ në mënyrë të pakontrolluar në territorin shqiptar që prej vitit 1991.

Ndërtimi i papërfunduar dhe mënyra e pazakontë e përdorimit të strukturave ende ‘në ndërtim’ ka prodhuar një imazh tashmë karakteristik, që ka ndryshuar peizazhin, sidomos në bregdet.

Duket se është koha për të kthyer vëmendjen drejt këtyre strukturave, të cilat sot zënë një pjesë të konsiderueshme të peizazhit të ndërtuar. Kërkohet reflektim mbi mënyrën e përdorimit të tyre dhe marrëdhënien që mund të rivendosin këto ndërtime me peizazhin.

Nisur nga 16 fotografi të Albes Fushës dhe këndvështrimet e 32 arkitektëve shqiptarë dhe italianë, të pasqyruar brenda kornizave të kufizuara, dëshirojmë të çelim një diskutim të hapur mbi temën e peizazhit të ndërtuar informalisht dhe të banuar ndërkohë që është ende ‘në ndërtim’, për të zbuluar potencialin e këtyre strukturave.

Gjithashtu, duke hulumtuar degradimin dhe shkallën e rrënimit të peizazhit, synojmë t’i japim këtij peizazhi një dinjitet të ri mjedisor dhe legal.

Kuratorët:

A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako, G. Resta.

Fotograf:

Albes Fusha

Arkitektët shqiptarë:

A. Baboçi, A. Biçoku, studio B&L, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raça, D. Tytymçe, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi.

Arkitektët italianë:

Studio ma0, L. Galofaro, C. Baglivo, Studio BOMA, Ch. Gambardella, C. Moccia, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A+P/A, F. A. Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA.

 

EVOKED- ARCHITECTURAL DIPTYCHS

FAB GALLERY- Università delle Arti

22 Febbraio > 06 Marzo TIRANA 2016

EVOKED è una mostra, che porta uno sguardo diverso sul fenomeno dell'edilizia informale 'fiorita' in modo incontrollato nel territorio albanese dal 1991. La costruzione incompiuta e il modo insolito di utilizzare le strutture ancora 'in costruzione' ha prodotto una immagine caratteristica ormai che ha cambiato il paesaggio, soprattutto sulla costa.

Sembra sia il tempo di rivolgere l'attenzione verso queste strutture, che oggi occupano una parte sostanziale del paesaggio costruito. È necessaria una riflessione sulla loro funzione ed il rapporto che questi edifici possono ripristinare con il paesaggio.

Partendo da 16 foto di Albes Fusha e 32 visoni di architetti albanesi e italiani, riflesse nei quadri incorniciati, vogliamo incoraggiare una discussione aperta sul tema del paesaggio costruito in modo informale e vissuto mentre è ancora 'in costruzione', per scoprire le potenzialità di queste strutture.

Inoltre, esplorando il degrado e il grado di deturpazione del paesaggio, puntiamo di dare al paesaggio una nuova dignità ambientale e giuridica. 

Team curatoriale:

A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako, G. Resta

Fotografo:

Albes Fusha

Architetti albanesi:

A. Baboci, A. Bicoku, studio B&L, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raca, D. Tytymce, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi

Architetti italiani:

Studio ma0, L. Galofaro, C. Baglivo, Studio BOMA, Ch. Gambardella, C. Moccia, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A+P/A, F. A. Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA.

 

EVOKED- ARCHITECTURAL DIPTYCHS

FAB GALLERY- University of the Arts

22 FEBRUARY > 06 MARCH TIRANA 2016

EVOKED is an exhibition, which brings a different vision on the informal housing phenomenon 'overrun' uncontrollably in Albania since 1991.

The unfinished construction and the unusual way of using  the 'facilities under construction' has produced a characteristic image that has changed the landscape, especially on the coast.

Seems like it is time to turn attention to these structures, which nowadays occupy a substantial part of the built landscape. It is necessary to reflect on their function and the relationship that these buildings can reestablish with the landscape.

Starting off with sixteen photos of Albes Fusha and the points of view of thirty-two Albanian and Italian architects, reflected on the framed paintings, we want to encourage an open discussion on the topic of  landscape constructed informally and occupied meanwhile it is still 'under construction', aiming to discover the potential of these structures. 

Moreover, by exploring the degradation and the damage degree of the landscape, we aim giving to the landscape a new environmental and legal dignity.

Curatorial team:

A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako, G. Resta 

Photographer:

Albes Fusha

Albanian architects:

A. Baboci, A. Bicoku, studio B&L, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raca, D. Tytymce, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi

Italian architects:

Studio ma0, L. Galofaro, C. Baglivo, Studio BOMA, Ch. Gambardella, C. Moccia, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A+P/A, F. A. Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA.