Erkla Canaj

Specialiste e Sektorit IT dhe të Mirëmbajtjes së Regjistrit - Drejtoria e Regjistrit të Zhvillimit të Territorit

Email: erkla.canaj@planifikimi.gov.al

 

Erkla Canaj, lindur në 4 Gusht të 1987 në Tiranë, ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Degën e Informatikës në Shtator të 2011.  

Eksperiencën profesionale në fushën e elektronikës e ka nisur para përfundimit të studimeve universitare në vitin 2008 si mësuese në shkollën 9-vjecare "Protagonistët", për të ushtruar më tej profesionin e saj deri në vitin 2013 në qëndra të ndryshme si instruktore dhe asistente teknike për programe, konfigurime dhe përpunime të ndryshme deri në Janar të 2014 kur fillon dhe punën pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.  

 

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze dhe italiane.