Bledi Dimo

Përgjegjës në Sektorin e Hartimit të Planeve Kombëtare  -  Drejtorinë  e Planifikimi Kombëtar

Email: Bledi.Dimo@planifikimi.gov.al

Bledi Dimo ka lindur në Fier më datë 02 Maj 1983.

 

Bledi Dimo është Përgjegjës Sektori në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, në Sektorin e Planifikimit të Bashkërenduar që prej muajit Shtaror 2015. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2006 duke marrë titullin Inxhinier Mjedisi, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit.

Ka punuar si ekspert mjedisi pranë Institutit të Kërkimeve Urbane duke u angazhuar në disa projekte me fokus mjedisin, qeverisjen vendore, ujin, mbetjet, shoqërinë civile, etj. Ka punuar si Inxhinier Mjedisi pranë Qëndrës së Monitorimit të Mjedisit. Gjithashtu që prej vitit 2013 është kontraktuar nga AKPT si ekspert mjedisi në projektin SPEEDY - Shared Project for Environmental Evaluation with DYnamic governance (IPA Cross-border Programme 2007-2013). Ai është ekspert i çertifikuar nga Ministria e Mjedisit për hartimin e raporteve mjedisore, auditimeve mjedisore dhe ekspertizave mjedisore.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane