Anisa Qorri

Drejtor në Drejtorinë  e Planifikimi Kombëtar

Email: anisa.qorri@planifikimi.gov.al

 

Znj. Qorri ka lindur në Elbasan, më datë 8 Qershor 1984.

 

Znj. Qorri punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) që nga viti 2010, si specialiste në sektorin e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe më pas si specialiste në sektorin e Planifikimit të Territorit , aktualisht është në pozicionin e përgjegjëses së sektorit. Gjithashtu është pedagoge e jashtme tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, UPT.

 

Znj. Qorri ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2008 dhe tani po vazhdon doktoraturën në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në UPT. Është trajnuar në “Sustainable Urban Land Use Planning” nga Instituti i Bankës Botërore dhe në metodat e kërkimit, teoritë e zhvillimit urban, financa e qeverisjes vendore, strategjitë dhe instrumentat e tokës urbane dhe praktikat mjedisore vendore.

 

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane dhe mesatarisht atë gjermane.