Dëgjesa Publike

Takim me bashkitë e qarkut Vlorë

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Si do të shihet mundësia e një investimi, në infrastrukturën aeroportuale, nëse vjen si kërkesë nga sektori privat, në zonën e Akërnisë, Vlorë, si do të veprohet duke qenë se Plani i Përgjithshëm Kombëtar është parashikuar në Sarandë?

- Në këtë rast nuk do të shihet si mundësi të ndërtohet edhe ky aeroport përveç atyre që propozon PPK?

Lexo me shume

Takim me bashkitë e qarkut Elbasan

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Si mund të vlerësohet mendimi për riaktivizimin e fushës së aviacionit në Elbasan, fillimisht për qëllime stërvitore apo sportive, e në të ardhmen për ta zhvilluar më tej këtë infrastrukturë?

- Si do të ndihmojë hartimi i Planit të Përgjithshëm Kombëtar në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkinë e Elbasanit??

Lexo me shume

Takim me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, UPT

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Për bregdetin ekzistojnë disa plane të mëparshme si plani i jugut nga Banka Botërore, Planet e Përgjithshme Vendore dhe plane strategjike. Sa janë marrë në konsideratë këto plane dhe si janë ndërthurur në planin e Integruar të Bregdetit?

- Në çfarë shkalle është i paraqitur plani?

- 2 kilometra janë pak për studimin, përkufizoni termat vijë bregdetare, zonë bregdetare, bregore. A ka një kufijëzim të qartë të zonës bregore?

- Sa janë reflektuar studimet dhe strategjitë e zhvillimit në këto plane?

- 200 metra pa ndërtime, cili është kriteri përdorur? A duhet të jetë standarte kjo distancë përgjatë gjithë bregut?

- Pjesa e detit ka biodiversitetin dhe zonat e saj por në plan paraqitet thjesht me një ngjyrë blu.

- Harta e shërbimit gjeologjik Shqiptar është e viteve 2000 dhe ka nevojë për rifreskim dhe ka nevojë për interpretim nga profesionistë.

- Në bregdet  ka zona të lëngëzuara të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve sizmike për këtë arsye nevoiten studime gjeologjike për të shmangur rreziqet në të ardhmen (pasoja që do të ndihen gjatë tërmeteve të forta që godasin vendin një herë në 75 vjet).

- A janë evidentuar gjithë ndotjet në këtë studim (urbane ose të rrezikshme)? Hot spotet e mbetjeve (të evidentuara nga komuniteti Europian për Shqipërinë), rreziqet urbane, minierat, etj?

- A ka një hartë të densitetit dhe shpërndarjes së popullsisë?

- Sa ndikojnë në këtë studim ngjarjet që ndodhin më në brendësi të territorit, jashtë këtyre fashave?

- Rrjedhat ujore duhet të shikohen në kompleks me gjithë basenin e tyre pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohen dhe të studiohen.

- Të merren parasysh ndotjet që sjellin lumenjtë në hapësirën bregdetare.

- Sa është marrë në konsideratë tradita dhe e tashmja dhe si reflektohen në këtë studim?

- A është menduar të bëhet një studim i ri gjeologjik shqiptar?

- Gjiri i Durrësit është një hot spot i madh. Gjithë zona është e rrezikuar nga erozioni detar.

- A është diskutuar ky plan me strategjinë e ndryshimeve klimatike?

- Të vlerësohen hot spotet dhe vlerat e veçanta të tyre, sa është niveli i ndikimit të tyre?

- Trajtimi i mbetjeve në zonat industriale është një çështje e veshtirë për tu diskutuar në këtë fazë dhe e rrezikshme për pasuritë nëntokësore, më të sigurta ngelin landfillet dhe metodat e përdoruara deri tani për trajtimin e mbetjeve.

Lexo me shume

Takim me bashkitë e qarkut Kukës

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Si mund të rishikohen marrëveshjet shtetërore dhe kompanive private që shfrytëzojnë resurset minerare të rajonit të Kukësit?

- Si mund të rishikohet marrëdhenia midis kompanive  shtetërore dhe private që shfrytëzojnë burimet ujore energjitike, të Fierzës e Komanit, me qëllim që një pjesë e përfitimeve nga shfrytëzimi i këtij resursi t’u kalojë edhe rajonit dhe qendrave lokale që e përbëjnë atë. Ky rajon është nga më të pasurit në Shqipëri, duke siguruar energji elektrike dhe shfrytëzime të burimeve minerare në rang kombëtar, pavarësisht kësaj mbetet ndër rajonet më të varfra për shkak të mungesës  së rregullatorëve të mësiperm. 

Lexo me shume

Takim me bashkitë e qarkut Fier

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Qyteti i Lushnjës duhet përmendur në planet si qytet me potencial të lartë në bujqësi.

- Burimi i Mallakastrës duhet nxjerrë në pah si zonë që ka shumë resurse minerare; dhe ka mundësi për zhvillimin e përpunimit të tyre.

- Zonat kodrinore në këtë rajon janë të përshtatshme për të shfrytëzuar energjinë e erës. Dhe për panele fotovoltaike.

- Është interesante dhe me vlerë të përdoren dhe rivitalizohen arkitektura industriale, jo vetëm me fokusin e funksioneve që kanë pasur por edhe me funksion të ndryshëm, si qendër kërkimesh, universitete, qendër studimesh, siç janë propozuar edhe nga Universiteti i Barit, fakulteti i arkitekturës, ku me Prof. Menghinin janë propozuar disa projekte, në lidhje me këto hapësira. Vetëm se këto zona aktualisht janë pronë e Ministrisë së Energjisë.

- Në këtë rajon, shfaqet problematika e përcaktimit të tokës bujqësore dhe cila është tokë truall. Plani a e planifikon konvertimin e tokës bujqësore direkt për zhvillim?

- Në Mallakastër duhet vlerësuar përmes planeve jo vetëm rafineria e nxjerrjes së naftës, por edhe hallkat e tjera të zinxhirit, për përpunim, etj.

- Do të ishte mirë diversifikimi i zhvillimeve, në të gjitha fushat.

- Plani duket më tepër evidentues se sa propozues.

- Zona nga Semani deri në Shkumbin, është territori që përmbytet gjithmonë.

- Bregu i Fierit ka pësuar degradim në pyll, bimësi dhe ndotje të lartë nga plerat.

- Duhet investuar ndoshta në shkolla profesionale dhe të nivelit të lartë në bujqësi, sepse po largohen të rinjtë në qytete të tjera. Lushnja ndoshta ka nevojë për një universitet si ai i Kamzës “bujqësori”, sepse do të rrisë kapacitetet njerëzore, atë të zhvillimit, ekonomik, të jetesës, etj. 

Lexo me shume

Takim me bashkitë e qarkut Berat

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Kuçovës i mungon lidhja infrastrukturore me Lumasin.

- Gjithashtu, është shumë e kërkuar lidhja Kuçovë- Elbasan.

- Ky rajon e ka të domosdoshëm landfillin.

- Aeroporti ekzistues militar i Kuçovës, pse mos shihet me aspektin, për t’u propozuar në plan, si aeroport me qëllimin e një shkolle edukimi për aeronautikë, për aeroport militar, transport mallrash, por dhe terminal pasagjerësh. Kuçova është një pozicion dhe pikë e mirë lidhëse e territorit.

- Aeroporti gjithashtu mund te lidhet shumë mirë dhe me infrastrukture të mirë automobilistike dhe hekurudhore dhe bëhet një nyje me të gjithë tipet e transportit; qendër multimodale. Gjithashtu mund të bëhet dhe një Muze aviacioni.

- Me çfarë politike do të ruhet balanca mes pesionit për zhvillim dhe ruajtjes së tokës bujqësore?

Lexo me shume

Takim me bashkitë e qarkut Shkodër

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Për zonën nga Velipoja deri në Shëngjin, cfarë parashikohet për fushën e Torovicës?

- Porti i Shëngjinit cfarë karakteri do të ketë?

- Po për rajonin e Mirditës, fabrika në Spaç, për nxjerrjen e përpunimit të bakrit, kromit,etj, cfarë është menduar të bëhet? Mund të punësohen 3000 punonjës.

- Për infrastrukturën hekurudhore, a shihet me interes lidhja ekzistuese e Mirditës?

- Po lidhja e turizmit bregdetar me atë malor? Duhet të investohet në lidhjen me infrastrukturën rrugore nga qytetet e bregdetit me qytetet turistike malore; që me distancë janë shumë të vogla, por nga rrugët jo të mira, aktualisht Shkodër – liqenet e Lurës janë 6 orë me makinë. ( Ndërkohë që mund të bëhen për 2 orë, 120km).

- A parashikojnë planet të mbajnë e të propozojnë të njëjtën gjurmë që ka pas qenë e studiuar për Shkodrën?

- A ka mundësi lidhjeje të Laçit me Kunen?

- A është menduar një zgjidhje për zonën e vjetër industriale në Laç, e cila ndodhet pranë luginës së lumit Fan, dhe krijon ndotje. Gjithashtu pranë kësaj zone kanë dhënë dhe toka për kompensim.

- Qyteti i Laçit lidhet shumë mirë me Matin.

- Nuk është normale, që të gjitha eventet dhe projektet më të rëndësishme ndodhin në rajonin e Tiranë-Durrësit, dhe në qytetet e tjera, si Shkodra, janë shumë indiferente në zhvillimin e tyre ekonomik; sepse dhe shteti nuk ka ndihmuar në zhvillimin e tyre. Shkodra ka arritur të mbijetojë fal marrëdhënies me Malin e Zi. Ndërkohë që komplet rajoni, që nga liqeni i Komanit, Razma, Thethi, Lura etj, janë zona të shumta me vlera për një zhvillim më të madh të këtij rajoni, në sektorin e turizmit. Shqipëria është shumë e centralizuar për momentin. Ndërkohë që p.sh. Korca, Gjirokastra dhe Berati, mund të ishin qytetet ku të ngriheshin universitetet me fakultetin e Arkitekturës.

Lexo me shume

Takim me bashkitë e qarkut Durrës

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Prespektiva e zhvillimit, është teknologjia e fundit, përmes fasonerive dixhitale, 3D printing.

- Duhet konsideruar ndoshta më shumë turizmi nautik, sidomos në zonën e Durrës – Kavajë, sepse janë aktivitete që rrisin numrin e të punësuarve, jo vetëm në një sezon por gjatë gjithë vitit.

- Nuk duhet parë vetëm mundësia e turizmit bregdetar, por duhet konsideruar më shumë turizmi malor; specifikuar mënyra e planifikimit të saj përmes rregullave, politikave, etj. Gjithashtu lidhur me turizmin malor, duhet të parashikohet në plan ku mund të jetë e përshtatshme ky lloj turizmi?

- Sugjerohet që direktivat e planeve të jenë sa më të qarta dhe të shpjeguara thjeshtë, me qëllim që të kuptohen lehtësisht nga Bashkitë të cilat do punojnë me to.

- Është e rëndësishme që në plane, të mundësohet dhe informacioni lidhur me hartën e pronësisë. Sepse dalin vështirësi në hartimin e planeve vendore pa pasur informacionin e pronësisë.

Lexo me shume

Takim me Universitetin Bujqësor të Tiranës

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Cila është % është e mbulimit të territorit të Shqipërisë me pyje dhe kullota?

- A janë marrë parasysh zona të reja për t’u mbrojtur? 16-20% të paktën është e rëndësishme për t’u shtuar.

- A është marrë parasysh harta bujqësore dhe tregjet që mund të zhvillohen në to? Sepse për momentin nuk ka ndonjë propozim për të mirëorjentuar tregjet bujqësore.

- Cila është strategjia për implementimin e planit?

- Si, sa dhe në ç’mënyrë do t’i vijë në ndihmë sektori i bujqësisë turizmit?

- A është menduar një strategji mbrojtjeje për erozionin dhe mbrojtjen nga përmbytjet të tokës bujqësore, në territorin e Shqipërisë?

- Digat informale në bregdet shkaktojnë largimin e 90 ton/Ha në vit tokë nga vija bregdetare. Po rrezikohet territori nga Golemi në Divjakë.

- Duhet të merren masa për mbrojtjen e tokës bujqësore.

- A është planifikuar ndonjë strategji për papunësinë në sektorët e bujqësisë?

- Vlerësimi ekonomik i zonave të mbrojtura natyrore, a është bërë?

- Ndryshimet e klimës, ndikojnë që tani, se si të bëhet planifikimi në të ardhmen. Ka një studim të UNDP.

- Duhet patjeter dhe një vlerësim ekonomik, i cili të jep dhe mundësinë për të vlerësuar se sa i mirë është ky plan, për të ardhmen.

Lexo me shume

Takim me ekspertë të fushave të ndryshme

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Interesi në trashëgiminë duhet të përqendrohet jo vetëm për ta restauruar por mundësisht t’i jepen vlerat gjithë aseteve që kemi që nga arkeologjia deri te asetet industriale, me idenë që mund të bëhen katalizatorë për zhvillimet e ardhshme.

- Temat e interesit janë zhvillimi i qëndrueshëm urban, raporti mes peisazhit, ujit dhe ndërtimtarisë në përgjithësi dhe mbivendosja midis këtyre zonave të nxehta të zonës Tiranë-Durrës dhe Bregdetit, e më pas Planit Kombëtar.

- Sa më shumë të zhvillohet Shqipëria nga ana urbane, aq më pak do duan turistët të vijnë në Shqipëri. Kështu zhvillimi urban është disi në të kundërt të zhvillimit të turizmit.

- Po u bë një port i madh në Durrës ai do të ndikojë nga Shëngjini deri në Vlorë.

- Shqipëria a mundet të përballojë një port aq të madh, i cili nuk do ta mbysi thjesht gjirin e Durrësit nga pikëpamja e turizmit por do ta orientojë gjithë zhvillimin ekonomik në këtë zonë?

- Nëse një pikë e bregdetit ka një potencial shumë të bukur te pjesa e natyrës apo e ekosistemit, flora, fauna, etj, zhvillimi urban duhet të orientohet drejt strukturave të cilat janë të qëndrueshme dhe miqësore me natyrën.

- 85% të të ardhurave që gjenerohen nga resortet e mëdha me kapital të huaj kryesisht, shkojnë jashtë vendit, sipas një studimi të Bankës Botërore. Rrjedhimisht ato konsumojnë hapësirën dhe kanë mungesë në përfitim.

- Akset kryesore që janë ndërtuar deri tani në Shqipëri kanë mundësuar që zona si Korca, Gjirokastra apo Saranda të lidhen më tepër shpirtërisht dhe ekonomikisht me Greqinë sesa me Shqipërinë.

- Potencial më të fortë Shqipëria ka turizmin historik dhe atë dimëror.

Lexo me shume

Takim me Konfindustrian

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Nëse do të kemi një investim konkret; investitor Taivanez, i cili ka fabrika prodhimi në shumë vende të botës, si Bangladesh, Indi, Afrikë, etj, dhe për arsye kostosh të larta transporti, është i interesuar të investojë në Shqipëri si një vend mjaft qëndror në Europë. Mund të punësohen 2000-3000 punëtorë. Sipas planeve ku do të ishte vendi më i përshtatshëm për këtë investim? Sepse në zonat ekonomike, të përcaktuara nga MZHETTS, janë shumë larg qyteteve, dhe kanë më tepër karakter logjistik.

- Zhvillimi i industrisë fasone të huaj në Kamëz.

- Cilat janë politikat e bazara për hartimin e 3 planeve?

- Nga cila strukturë do të bëhet manaxhimi i rajonit të ri? Kjo strukture do të jetë qëndrore apo lokale?

- Si është përcaktuar dhe vlerësuar, se cili zhvillim do të jetë dominues më shumë se sa një tjetër në të njëjtin territor, për të ardhmen?

- Sa fleksibël është plani? Duhet të jetë lehtësisht i zhvillueshëm ligjërisht.

- A është bërë përcaktimi i kostove dhe përfitimeve të planeve? Vlerësimi i pasojave dhe investimeve.

Lexo me shume

Takim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- A është menduar ndonjë projekt rigjenerimi, për zonat me infrastrukturë turistike ekzistuese, me standarte të ulta, si pjesa e Golemit, shkëmbit të Kavajës e deri në Kavajë?

- Shembulli i Riminit në Itali është shumë i mirë, për ta përdorur për panairet, siç e përdorin ata, gjatë gjithë vitit; të fokusuara jo vetëm te turizmi diell-det.

- Cilat janë matjet e hyrje-daljeve së turistëve dhe me çfarë transpoti hyjnë turistët ndërkombëtarë në Shqipëri; nga vijnë më tepër?

- Sipas secilit segment të bregdetit, por jo vetëm, duhen parë dhe sektori i turizmit në gjithë Shqipërinë, jo vetem bregdeti; gjithashtu se ku duhet rritur kapaciteti akomodues, që të evidohen gabimet në zhvillime ose jo, sipas kërkesës.

- Nëse një tipologji turizmi është më pak se sa një tjetër, duhet menduar që asaj i rritet automatikisht kostoja.

- Pa bërë shteti disa zhvillime në infrastrukturën bazë, është vështirë të ngrihen infrastruktura të reja akomoduese, me standarte të larta në fushën e turizmit.

Lexo me shume

Takim me Dhomën e Tregtisë

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Kush është përgjegjës dhe cili duhet të jetë sipas ligjit, ai që duhet të përgatis këto plane madhore? Sepse në Shqipëri bëhen gjithnjë këto plane por asnjëherë nuk zbatohen, dhe çdo qeveri këtë poces bën, por nuk i zbaton njeri.

- Interesi i dhomës së tregtisë është të dijë se ku janë zonat ku mund të zhvillohen bizneset e investitorëve, dhe biznesmenëve në të ardhmen?

- A është konsultuar plani me Akademinë e Shkencave?

Lexo me shume

Takim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Polis

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Pse nuk është parashikuar apo propozuar përdorimi i sistemit hekurudhor, sepse mbron mjedisin nga ndotja.

- Plani duhet të jetë shumë dimensional, me strategji, objektiva dhe politika territoriale. Objektivat duhet të jenë të matshme. Cilat janë fazat e Planit Kombëtar?

- Si parashikohet të bëhet inçentivimi (në rastin e policentrizmit)? Si do të zbuten pabarazitë? Kjo duhet të shprehet përmes Planit_Strategjitë, se si do të bëhet. Mund të referohet raporti i PNUD-së.

- Strategji, apo Plane evakuimi për rastin e ndryshimeve klimaterike, a janë parashikuar?

- Zhvillimi i ekonomisë dhe transportit kryesor të ekonomisë është shumë i fortë në aksin Veri-Jug, Shkodër-Vlorë dhe është aks që i duhet dhënë rëndësi dhe duhen vlerësuar propozimet ekonomike aty.

- Për portet e Vlorës dhe Shëngjinit, çfarë karakteri zhvillimi është menduar?

- Në lidhje me raportet e qyteteve kufitare Shqiptare dhe qyteteve kufitare të vendeve jashtë Shqipërie, kur flitet për rajonet ndërkufitare, si është menduar të zhvillohen? Sepse aktualisht aktivitetet e zhvillimit dhe ekonomia, në to gravitojnë më shumë në vendet fqinje dhe jo në Shqipëri.

- Zgjedhja e prioriteteve. Duhet të shtyhet sa më shumë dhe duhet guxuar sa më shume propozimi konkret i modeleve të zhvillimit.

- Detajimi planit të bregdetit, 4 segmentet e profilizuar, do të zhvillohen më pas si plane rajonale, apo janë pjesë e Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit?

- Duhet reflektuar edhe në lidhje me thithjen e zhvillimit dhe hapjen e aktiviteteve të shoqërive ndërkombëtare ( resurset e institucioneve ndërkombëtare,resurset humane ), si USAID, etj,  në vendin tonë sepse ndikojnë në zhvillimin e planeve kombëtare.

- Duhet të shprehen më fortë direktivat bazë të planeve.

Lexo me shume

Takim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Disa nga portet e parashikuara në plan kanë nevojë për rishikim pasi nuk është efiçente në aspektin ekonomik të vendosen portet dhe marina në shumë lokalitete të vendit.

- Ksamili nuk është pikë e përshtatëshme për zhvillimin e portit  pasi  ka sipërfaqe të vogël si njësi, njëkohësisht ka në afërsi të saj disa porte në Greqi.

- Të evidentohen përkufizimet e qarta të porteve, marinave dhe porteve të jahteve.

- A janë marrë në konsiderat zonat me përparësi zhvillimin e turizmit?

- Aeroporti në afersi të Finiqit është i panevojshëm pasi mund të dëmtojë vlerat kulturore që ka zona.

- Veriu dhe jugu i vendit nuk janë efiçente për përdorimin e jahteve.

- Ishulli i Sazanit është një destinacion i rëndësishëm për zhvillimin e aktiviteteve lidhur me marinat.

- Të propozohen mjete të tipit Gule për lëvizjen në vijën bregdetare pasi janë mjetet më të përshtatshme për këto lloj lëvizjesh.

Lexo me shume

Takim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- A është hartuar një hartë “kohore” që shpjegon kohën e implementimit të secilit aspekt që propozohen përmes këtyre planeve? Vlerësimi ekonomik, impakti ekonomik që do të sjell implementimi i këtij plani.

- Prioritet zvillimi është i gjithë territori, apo janë përcaktuar zona të caktuara?

- Është menduar ndonjë strategji për migracionin e brendshëm?

- Është menduar ndonjë strategji se si do të trajtohen qendrat historike?

- Sa territor të lirë, është përllogaritur sa ka mbetur? Që bashkitë të dinë në të ardhmen sa infrastruktura të reja mund të propozojnë.

- Cfarë strategjie rigjenerimi të zhvillimeve kaotike e pastudim që janë bërë vitet e fundit, janë menduar që të aplikohen në këtë plan, nëse janë menduar?

- A ka ndonjë strategji zhvillimi për aqua-kulturën?

- Po me studimet e mëparshme që janë organizuar nga AKPT, konkurse etj, si është ecuria e procesit, lotet e Duranës, Berati?

- Sa sipërfaqe tokë bujqësore ka? Sa mundësi shfrytëzimi? Është i nevojshëm një detajim dhe finalizim në shifra.

- Cila është Sasia e hyrjeve dhe daljeve në aksin Tiranë Durrës?

Lexo me shume

Takim me Fakultetin Ekonomik, UET

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Sa është kostoja e këtij plani?

- Si është menduar të realizohet decentralizimi, duke shtuar aktivitetet, shërbimet dhe punësimin tek qendrat pra tek burimi apo anasjelltas, duke çuar njeriun te burimi (aty ku ka punë)?

- A është marrë parasysh që vija bregdetare është e paqëndrueshme, dhe rrezikshmëria në zonat natyrore është e lartë?

- Baza për bregdetin, që të funksionojë për turizëm, si fillim duhet të ketë infrastrukturë në rrjetin ujësjellës-kanalizime.

- Në sektorin e bujqësisë, në Shqipëri, janë të punësuar 5% e popullsisë, ndërsa në Itali dhe Francë më shumë. Si mendohet të rritet ky interes, për këtë sektor?

- Siç është boshti i fortë ekonomik Tiranë-Durrës, ashtu mund të forcohet dhe më shumë aksi Veri-Jug, Shkodër Vlorë, sepse aty lëviz dhe ekonomia e Shqipërisë.

- Policentrizmi, rrezikon investimet ekonomike që do të bëhen, pra rezikon kthimin mbrapsht të përfitimeve mbi këtë ekonomi të investuar. Prandaj mendohet, se Shqipëria s’është ende gati për policentrizëm sesa është më i rëndësishëm forcimi i aksit të fortë shpërndarës të ekonomisë së vendit, Shkodër –Vlorë. Eshtë  e rëndësishme si zonë ekonomike sepse ka rezultate të mira dhe të larta ekonomike në raport me investimet e bëra aty aktualisht. Në të njëjtën kohë plani i policentrizmit ka shumë kosto për t’u implementuar. Ndërsa forcimi i një zhvillimi ekonomik ekzistues, është shumë më efikase.

- Si mendoni t’i rikthen njerëzit në Gjirokastër dhe në Kukës?

Lexo me shume

Takim me bashkitë Tiranë, Vorë, Krujë, Kamëz

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

- Janë bërë shumë plane sektorialë që nuk kanë funksionuar. Planet nuk kanë qenë të qëndrueshëm. Si garantohet qëndrueshmëria e planeve?

- Te Plani i Përgjithshëm Kombëtar nuk është e qartë zonifikimi në bazë të funksioneve.

- Cfarë karakteri do të ketë Shqipëria dhe Tirana?

- Cilat janë karakteristikat e zonës Tiranë-Durrës?

- Zonimi në PPK është bërë, janë vendosur zonat prioritare të sektorëve të ndryshëm, detajimi më tej do të bëhet në planet vendore.

- Në nivel strategjik a parashikon PPK-ja një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik?

- Si zgjidhet problem i imigrimit të brendshëm?

- Cfarë ndodh me autostradën Tiranë-Durrës që ka një fluks shumë të madh automjetesh nga sa mund të përballojë?

- A janë marrë parasysh industritë minerare në zonën e Tiranës?

- Natyra e dokumentit është fleksibël dhe lejon rishikimet e herë pas herëshme.

- Problematikat mund të jenë subjekt i planeve rajonale.

- Ka PPK-ja një strategji për popullimin dhe depopullimin? Zgjidhje për stokun e banimit? Pasi Durana do të vazhdojë të përqëndrojë në qendër të Shqipërisë popullatën.

- Çfarë do të bëhet me Aeroportin e Rinasit, do të zgjerohet?

- Do të bëhet rigjenerimi i hekurudhës?

Lexo me shume

Takim me universitete publike dhe private, shoqata dhe OJF

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin:

- Procesi duhet të jetë sa më i hapur, On-line, për të qenë më gjithë përfshirës dhe për të pasur një kontribut më të gjerë.

- Procesi është në rrugën e duhur, edhe pse ky proces është pak i vonuar, sepse tentativat për ta hartuar këtë plan kombëtar kanë nisur që në vitin 2006, kur nisi të hartohej Ligji për planifikimin e territorit.

- Analiza demografike si është bërë në lidhje me shpërndarjen e resurseve dhe me zonat urbane?

- Si parashikohet sektori i përpunimit të pasurive, resurseve të vendit, produkteve bujqësore dhe blegtorale në këtë plan?

- Si shikohet hekurudha, sepse është e rëndësishme për transportin publik dhe transportin e mallrave?

- Planifikimi për sektorët e industrisë, bujqësisë dhe turizmit, duhet trajtuar sipas standarteve dhe metodologjive Europiane.

- Meqënëse synohet të kemi një zhvillim të qëndrueshëm (2020), sipas zhvillimit dhe standarteve të Europës, duke respektuar ekonominë e tregut, qasje të reja të qeverisë vendore, me një nivel bashkëpunimi të aksesueshëm; do të ishte mirë të theksohen dhe të evidentohen më fortë këto aspekte të Planeve.

- Koridori 8 është element i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Fati i pozicionit gjeografik (gjeopolitik i favorshëm) për t’u bërë pjesë e rrjetit të transportit Europian.

- Duhet të konsiderohen të gjithë sektorët që zhvillojnë në territor, sepse planet e zhvillimit të territorit janë multidisiplinorë.

- Duhet inçentivuar partneriteti përmes ekonomive të ndryshme; të mbështeten bizneset.

- Transporti multimodal është shumë i rëndësishëm të përcaktohet.

- Porti i Durrësit ka rëndësi të veçantë sepse nga aty fillon dhe korridori 8 në territorin Shqiptar.

- Transporti për të shkuar në Jug të vendit, sugjerohet të bëhet përmes propozimit të një rruge alternative duke anashkaluar zonën Tiranë-Durrës.

- Në lidhje me Analizën e turizmit, duhen parë dhe vlerësuar edhe distancat për shpërndarjen e turistëve në infrastrukturat akomoduese për turizmin, nga pikat hyrëse (Porte, Aeroporte), me një kohë jo më të gjatë se 2 orë.

- E rëndësishme është përdorimi i energjive të rinovueshme, erës, përmes parqeve eolike dhe përmes diellit që e kemi prezent gjatë gjithë vitit në Shqipëri. Bujqësia dhe parqet eolike nuk e dëmtojnë njëra-tjetrën.

- Diversifikimi i turizmit, duhet parë për të pasur turizëm gjatë gjithë vitit.

- Transporti soft, i bicikletave, për turizmin është shumë i rëndësishëm.

Lexo me shume

Takim me Ministritë

Sipas parashikimit dhe zbatimit të detyrimit ligjor; Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Nr. 107/2014 datë, 31.07.2014 dhe Rregullores së planifikimit të territorit nr.671, datë 29.7.2015. Pas prezantimit të planeve të rëndësisë kombëtare;

- Plani i Përgjithshëm Kombëtar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i brezit bregdetar

- Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës,

tek aktorët dhe institucionet e ndryshme, janë marrë disa komente, sugjerime dhe pyetje në lidhje me këto plane. Sipas detyrimit ligjore sipërpërmendur, të gjitha këto komente të marra nga publiku, profesionistë, bashki (qeveria vendore) dhe aktorë të ndryshëm, duhet të bëhen publike, transparente dhe të botohen në regjistrin e planifikimit të territorit.                                                                                   Ky është një material i rëndësishëm i cili ka ndjekur dhe ka bërë transparent gjithë procesin e hartimit të planeve, që në momentin e marrjes së nismave për këto plane dhe deri në momentin final të miratimit të tyre.

Pas prezantimit të tre planeve, temat dhe pyetjet e diskutimit që u trajtuan ishin: 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

- Cilat janë fazat e këtij plani? Sepse në Ministrinë e Transportit po hartohen: Plani i qëndrueshëm i transportit; Projekti i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës (por me idenë e vazhdimit dhe më gjatë të këtij segmenti), me politikën e kthimit eficient të linjave të vjetra të transportit të hekurudhës (linjave ekzistuese). Për këtë po merret Ministria e Transportit duke bërë Reformën e Transportit; Strategjia ndërsektoriale e transportit (përfundon në Prill 2015).

- Ministria e Transportit disponon statistika dhe shifra në lidhje me turizmin, nga aksesohet, aeroportet, portet, etj.

- Ministria e Transportit ka përcaktuar si hapësira më të përshtatshme për aeroportin e jugut Sarandën ose Vlorën.

- Duhet të takohemi me ministrinë që të koordinojmë cfarë propozon PINS Bregdeti, i cili përcakton se aeroporti më i përshtatshëm në jug është Delvina ose Gjirokastra. Për këtë cështje do të na ndihmonte dhe studimi i BE-së për politikat rajonale për aeroportet.

- Këshillojmë ndërtimin e terminaleve sipas ndarjes së re territorial.

- Linja të reja transporti duhen shtuar (duhet t’i flasim dhe me expertët e Ministrisë së Transportit) dhe duhet të merren të dhëna nga INSTITUTI I STUDIMEVE TË TRANSPORTIT, në varësi të Ministrisë së Transportit  (sepse kanë informacion me shifra statistikore)

- Si i percaktoni në plan, vendin/ pistat më të përshtatshme për Helikopterët?

- Planifikimi i Marinave, disa plane dhe projekte për Marinat.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

- Koridoret e gjelbërta janë interesante.

- Po për zonat e mbrojtura mjedisore të mbrojtura me ligj, cfarë parashikon plani i bregdetit për zhvillimet që janë bërë tashmë në këto vite (pra për ndërtimet ekzistuese)?

Ministria e Punëve të Brendëshme

- Nga statistikat e nxjerra nga turistët, nuk duhet të ndërtohen rrugë sepse prishet terrenin për turizmin.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

- Duhet të nxitet zhvillimi vertikal.

- Të orientohet potenciali i zhvillimit maksimal që mund të bëhet në bregdet.

- Alternimi i turizmit përmes vlerave kluturore me ato det-diell.

- Në të ardhmen do të ketë interes dhe për klasën e pasur  (madje mendohet se do të jetë dominuese), sidomos kjo parashikohet të jetë me interes për turistët në vende që sot janë më të prapambetura për turizmin dhe që në të ardhmen do të zhvillohen më shumë.

- Zhvillimi i ri duhet të ruajë një raport të drejtë me karakterin aktual të lokalitetit (fshatrat historik).

- Ndoshta duhen parashikuar modele / struktura shembuj, që të jenë të qëndrueshme në kohë /mjedis (me kosto të ulët ndërtimi).

- Aksesi i marinave dhe aeroporteve të konsiderohet dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Zhvillimit Urban.

- Balancimi i zhvillimit me rekreacionin.

- Duhet konsideruar potenciali i mallrave, shërbimeve nga bujqësia e blegtoria në funksion të bregdetit.

- Investimi në kanalizime e ujësjellës është i rëndësishëm (duke menduar dhe infrastruktura alternative).

- Korridoret kulturore janë me shumë interes.

- Duhet konsideruar strategjia Rajonale Adriatiko-Joniane.

- Identifikimi i ndërhyrjeve që mbështeten nga EU. Cfarë ata parashikojnë në kontekst rajonal?

- Ligji i turizmit do të pësojë një AMENDIM në lidhje me apartamentet/ oferta akomoduese, për zonat tashmë të zhvilluara (me standart të ulët) në turizëm. Kjo me qëllim ngritjen e vlerës së tyre.

- Po hartohet Action-Plan i strategjisë.

Ministria e Integrimit Europian

- TAP ndryshon karakterin e qytetit të Fierit (e të gjithë zonës së Fierit) meqë aty ka dalje të infrastruktures së TAP-it.

- Duhen referuar direktivat e BE-së, për strategjinë e territorit.